Ukraina shpreson të hapë korridorin humanitar nga Mariupol
Zyrtarët ukrainas thonë se shpresojnë të hapin nëntë “korridore humanitare” nga disa qytete në të gjithë vendin, përfshirë nga qyteti i rrethuar i Mariupolit në juglindje.
Zëvendëskryeministrja ukrainase, Iryna Vereshchuk thotë se qeveria shpreson gjithashtu të hapë rrugë gjatë ditës së sotme, transmeton rtv21.tv.
Masa vjen një ditë pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se forcat ruse kishin shënjestruar qëllimisht një teatër në Mariupol në të cilin qindra njerëz ishin strehuar nga bombardimet./21Media