Ukraina thotë se janë vrarë mbi 15 mijë trupa ruse
Rreth 15 mijë e 300 trupa ruse janë vrarë që nga fillimi i luftës, pohoi Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës në përditësimin e saj të fundit.
Ministria rendit gjithashtu 509 tanke, 1,556 automjete luftarake të blinduara dhe 252 sisteme artilerie midis humbjeve ushtarake të Rusisë që kur ka filluar lufta, më 24 shkurt.
BBC raporton se nuk mund të verifikojë asnjë nga këto shifra.
Rusia ka dhënë vetëm një herë një shifër për humbjen e trupave të saj – 498 të vdekur deri më 2 mars – ndërsa SHBA së fundmi ka vlerësuar se rreth 7,000 trupa ruse janë vrarë në konflikt, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv
Pjesa tjetër e listës nga ministria e mbrojtjes e Ukrainës është:
Lëshues i shumëfishtë rakete: 80 njësi
Mbrojtja ajrore: 45 njësi
Avion: 99 njësi
Helikopterë: 123 njësi
Pajisje automobilistike: 1000 njësi
Anije/varka: tre njësi
Rezervuarë Të karburantit: 70
Mjet ajror pa pilot (dron) : 35
Pajisje speciale: 15/21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?