Ukraina thotë se ka vrarë mbi 34 mijë e 700 ushtarë rusë

Më shumë se 34 mijë e 700 ushtarë rusë janë vrarë që nga fillimi i luftës në Ukrainë 122 ditë më parë, ka pohuar Ukraina.
Në përditësimin e saj të përditshëm mbi humbjet e armikut, Ministria e Jashtme e vendit raportoi se 217 avionë, 184 helikopterë dhe njëmijë e 511 tanke ishin shkatërruar gjithashtu.
Ukraina po ashtu sot ka bërë të ditur se forcat ruse tani kanë marrë kontrollin e qytetit të shkatërruar të Severodonetsk në Ukrainën lindore. Ky qytet është shndërrua kryesisht në gërmadha pasi me javë të tëra ndodhën granatime të rënda ruse./21Media

Back to top button