Ukraina thotë se ka vrarë rreth 400 ushtarë rusë në një sulm

Ukraina thotë se ka vrarë rreth 400 ushtarë rusë në një sulm me raketa në rajonin e pushtuar të Donetskut.
Raketa synonte një ndërtesë në qytetin Makiivka, ku mendohej se ishin vendosur forcat ruse.
Shifra nuk është verifikuar. Autoritetet pro-ruse pranuan viktimat, por nuk konfirmuan shifrat e raportuara.
Në Kiev, sulmet ajrore u dëgjuan të dielën mbrëma, ndërsa vala e fundit e sulmeve me dron dhe raketa nga Rusia vazhdoi.
Daniil Bezsonov, një zyrtar i lartë i mbështetur nga Rusia në pjesët e pushtuara të Donetsk, tha se raketa goditi Makiivka-n dy minuta pas mesnate në ditën e Vitit të Ri.
Një numër komentuesish dhe blogerësh rusë e pranuan sulmin, por sugjeruan se numrat ishin më të ulët se sa pretendohej.
Vladimir Solovyov, një prezantues rus, shkroi në Telegram “humbjet ishin të konsiderueshme… por as afër 400”.
Sipas ushtrisë ukrainase, 300 njerëz u plagosën, përveç edhe rreth 400 të vrarëve.
Administrata e instaluar nga Rusia tha se të paktën 25 raketa u hodhën në rajon në natën e Vitit të Ri.
Disa orë pas sulmit në Makiivka, Kievi u sulmua. Një sulm me dron dhe raketa synonte infrastrukturën kritike, tha guvernatori rajonal i kryeqytetit ukrainas Oleksiy Kuleba.
Një burrë në Kiev u plagos nga mbeturinat e një droni të shkatërruar rus, shtoi kryebashkiaku i kryeqytetit.
Kjo erdhi pasi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky uroi për fitore dhe një “kthim në normalitet” për Ukrainën në 2023./21Media

Back to top button