Ukraina thotë se marrëveshja për eksportimin e drithërave do të vazhdojë

Marrëveshja e brishtë e drithërave të Detit të Zi do të vazhdojë pas 22 nëntorit, kur do të përfundojë, tha të dielën ministri ukrainas i Infrastrukturës Oleksandr Kubrakov.
Kubrakov i bëri këto komente gjatë një takimi me ministrin turk të Mbrojtjes Hulusi Akar në Stamboll. Ato vijnë pasi zyrtarët rusë, përfshirë presidentin Vladimir Putin, hodhën dyshime mbi të ardhmen e marrëveshjes këtë javë.
“Palët pjesëmarrëse të Nismës – OKB-ja, Turqia dhe Ukraina – shprehën gatishmërinë e tyre për të vazhduar punën dhe siguruan përpjekje maksimale për zbatimin e suksesshëm të saj. Nuk ka dyshim se korridori i grurit do të vazhdojë të funksionojë pas 22 nëntorit”, tha Kubrakov.
Ministri theksoi gjithashtu rëndësinë e inspektimeve më të shpejta të anijeve nga Qendra e Përbashkët Koordinuese. Kjo lejon “një rritje të konsiderueshme të vëllimit të eksporteve të grurit në vendet e Afrikës, Azisë dhe Evropës dhe parandalon formimin e radhëve të inspektimit,” tha ai./21Media

Back to top button