Ukraina u bën thirrje qytetarëve të saj që të largohen menjëherë nga Rusia

Ukraina u ka thënë qytetarëve të saj që të mos vizitojnë Rusinë dhe paralajmëroi çdo ukrainas që ndodhet atje të largohet menjëherë.
“Ministria e Jashtme rekomandon që qytetarët e Ukrainës të përmbahen nga çdo udhëtim në Federatën Ruse dhe ata që janë në këtë vend të largohen menjëherë nga territori i saj”, thuhet në një deklaratë (në rusisht).
Ai thotë se “intensifikimi i agresionit rus kundër Ukrainës” do të thotë se ajo nuk do të jetë në gjendje të ofrojë ndihmë konsullore për ukrainasit në Rusi, transmeton rtv21.tv.
Ky veprim mund të prekë disa milionë ukrainas, të cilët vlerësohet se jetojnë në Rusi./21Media

Back to top button