Ukraina u kërkon vendeve të bëjnë të paligjshëm simbolin “Z”.

Ukraina u ka bërë thirrje vendeve që të kriminalizojnë përdorimin e simbolit “Z” që tregon mbështetje për luftën.
Fillimisht e përdorur për të shënuar tanket ruse në Ukrainë, shkronja Z – që mendohet se do të thotë “za pobedu” (për fitore) – është miratuar nga rusët për të sinjalizuar miratimin e pushtimit, raporton BBC
Berlini, Bavaria dhe Saksonia e Poshtme kanë thënë tashmë se kushdo që tund simbolin për të promovuar luftën mund të dënohet me deri në tre vjet burg.
Po ashtu Ministria e Brendshme e Gjermanisë ka paralajmëruar se ata që shfaqin simbolin për të miratuar pushtimin mund të jenë përgjegjës ndaj ndjekjes penale, përcjell rtv21.tv
Ministri i Jashtëm ukrainas, Dimitry Kuleba u ka bërë thirrje vendeve të tjera që të ndjekin shembullin e Gjermanisë.
“Z” do të thotë krime lufte ruse, qytete të bombarduara, mijëra ukrainas të vrarë,” ka shkruar Kuleba në Twitter.
“Mbështetja publike e kësaj barbarie duhet të ndalohet”, ka shtuar ai.
Lituania është ndër vendet e tjera që po shqyrton ndalimin e simbolit. Nëse miratohet atje, shkelësit mund të përballen me një gjobë deri në 500 euro./21Media

Back to top button