Ukrainasit në radhë për bukë në Mariupolin e rrethuar

Ndërsa përpjekjet e shumta për të krijuar korridore dhe për të rënë dakord për armëpushime të përkohshme që lejojnë ukrainasit të evakuojnë Mariupolin kanë dështuar, disa ndihma dhe furnizime arritën dje në një pjesë të qytetit të kontrolluar nga forcat ruse.
Më shumë se 100 njerëz prisnin në radhë për shpërndarjen e kutive me ushqime dhe furnizime humanitare nga një kamion, njoftoi agjencia e lajmeve Reuters.
Një nënë e re e dy fëmijëve, Angelina, ka thënë se kishte marrë bukë dhe ushqim, duke shtuar se ndihej me fat që arriti furnizimet në kohë.
“Është e vështirë të largohesh me autobus tani. Shpresoj që numri i njerëzve që duan të ikin do të zvogëlohet dhe do të jetë më e lehtë për ne që të largohemi”, ka thënë ajo./21Media

Back to top button