Pajtohen familjet Ademaj dhe Kadrijaj

Familjet e dy ish-zyrtarëve të Partisë Demokratike të Kosovës, Astrit Ademaj dhe Blerand Kadrijaj, janë pajtuar.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili ka ndërmjetësuar në këtë pajtim.

Astrit Ademaj, kandidat i PDK-së për kryetar të Komunës së Pejës dhe Blerand Kadrijaj, ish- kandidat i PDK-së për kryetar të Komunës së Deçanit në zgjedhjet e 2017, mbetën të vrarë nga të shtënat me armë më 8 shtator 2021.
Avni Ademaj, vëllai i Astritit, është liruar nga masa e paraburgimit më 15 nëntori 2021. Ai po hetohet nga Prokuroria nën dyshimin se ka privuar nga jeta Blerand Kadrijajn./21Media
 

Back to top button