Ukrainasit në ShBA do të marrin ‘status të mbrojtur të përkohshëm’

Shtetasit ukrainas të pranishëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që nga e marta e kaluar do të lejohen të qëndrojnë në vend nën një kategori të veçantë jo emigrantësh.

Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare, Alejandro Mayorkas ka njoftuar masën të enjten në mbrëmje, duke thënë se qeveria do të zgjasë ‘Statusin e Mbrojtur të Përkohshëm’ (TPS) për ukrainasit, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv

Siguria Kombëtare zakonisht përcakton kombësitë nën TPS për shkak të konfliktit të armatosur të vazhdueshëm, fatkeqësive natyrore, epidemive ose “kushteve të tjera të jashtëzakonshme dhe të përkohshme” që i pengojnë njerëzit të kthehen të sigurt në vendet e tyre.

Shtetasit nga 12 vende janë tashmë të mbrojtur nën TPS. Ato përfshijnë Birmaninë, Haitin, Sirinë dhe Jemenin./21Media

Back to top button