Republika e Çeke u mundëson qytetarëve të saj të luftojnë për Ukrainën

Republika Çeke u ofron qytetarëve të saj mosndëshkimin nëse duan të luftojnë përkrah Ukrainës kundër pushtuesve rusë.
Kryeministri Petr Fiala tha në mbrëmje se kishte arritur një marrëveshje me presidentin Milos Zeman se do të jepte leje e falje në raste individuale kush dëshiron të luftojë në krahë të Ukrainës.
Në parim, shtetasve çekë u ndalohet të shërbejnë në një ushtri të huaj apo të luftojnë në ndonjë shtet tjetër./21Media

Back to top button