Ukrainës i ofrohet hyrje e mundshme-shpejtë në BE
BE-ja ia dorëzoi sot Presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyt një pyetësor, i cili do ta çojë Ukrainën një hap më tej drejt dhënies së statusit të kandidatit në BE.
Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tha se BE do të mbështesë Ukrainën për të siguruar që përfundimi i saj të marrë “javë, jo vite”, pasi procesi është përshpejtuar disi për shkak të luftës, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv
“Rusia do të bjerë në kalbje ekonomike, financiare dhe teknologjike, ndërsa Ukraina po marshon drejt së ardhmes evropiane, kjo është ajo që unë shoh”, tha ajo.
Duke marrë pyetësorin në një zarf, Zelensky siguroi gazetarët se do të ishte gati brenda një jave.
Josep Borrell, shefi i politikës së jashtme të BE-së, shtoi se më shumë se 7 milionë euro ishin ndarë për të mbështetur Ukrainën./21Media