Ukrania ndalon vaksinën ruse kundër Covid-19

 

Parlamenti i Ukrainës të premten miratoi një projekt-ligj që synon të përshpejtojë miratimin e vaksinave COVID-19, i cili gjithashtu ndalon miratimin e vaksinave të prodhurara  në Rusi,  përcjell portali rtv21.tv

Qeveria ka bërë të ditur se pret të marrë 100 mijë deri 200 mijë  doza të vaksinës të prodhuar nga Pfizer Inc dhe BioNTech të Gjermanisë sipas skemës globale COVAX në Shkurt.

Asnjë vaksinë nuk është aprovuar ende në Ukrainë, por autoritetet kanë thënë vazhdimisht se Kyiv nuk do të miratojë ose përdor vaksina nga Rusia, me të cilat lidhjet e Ukrainës janë të tendosura.

“Një forcë politike sapo krijoi një farë histerie mbi regjistrimin e vaksinës ruse,” tha Ministri i Shëndetësisë i Ukrainës Maksym Stepanov në një konferencë televizive.

“Mund të them menjëherë: Ju mund të jeni histerikë për një kohë shumë të gjatë, askush nuk do të regjistrojë vaksinën ruse në vend.”, shtoi ai

Biolik, një kompani farmaceutike ukrainase e mbështetur nga Viktor Medvedchuk, një figurë e shquar e opozitës me prirje për Rusinë, tha në fillim të këtij muaji se kishte aplikuar për miratimin e shtetit për të bërë vaksinën Sputnik V COVID-19 të Rusisë,  ka thënë në fillim të këtij muaji se ka aplikuar për miratimin e shtetit, për prodhimin e vaksinës ruse kundër koronavirusit Sputnik V.

Të dy vendet kanë mosmarrëveshje që kur Rusisa ka aneksuar gadishullin e Krimesë nga Ukraina në 2014 dhe përfshirja në një konflikt të armatosur midis separatistëve dhe forcave pro-qeveritare në lindje të Ukrainës./21Media

 

Back to top button