Ulaj: Do ta ndajmë sistemin shëndetësor privat prej atij shtetëror

Plani i Vetëvendosjes për Shëndetësinë

Sonte në debat përnime përfaqësuesit e subjekteve politike shpalosën plan-programet e tyre për shëndetësinë.

Jusuf Ulaj nga Lëvizja Vetëvendosje premtoi se shëndetësia do të jetë njëra ndër prioritetet kryesore të Vetëvendosjes.

Ata thanë se angazhohen për një sistem të fortë publik dhe në hapat e parë thanë se do ta ndajnë sistemin shëndetësor privat prej atij shtetëror, shkruan rtv21.tv

Ulaj premtoi se do t’i rrisin kapacitetet e menaxhimit dhe monitorimit, do ta finalizojnë sistemin informativ shëndetësor si dhe do të punojnë në ligjin e prokurimit që të kenë barëra më të lira./21Media

 

 

 

 

Back to top button