Ulen për 50 përqind çmimet e biletave të autobusit

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka marrë vendim që çmimi i biletave të autobusit për disa kategori të përgjysmohet nga çmimi aktual.
Këtë e ka bërë të ditur zëvendësministri Hysen Durmishi, përmes një shkrimi në Facebook.
“Duke pasur parasysh lëvizjet e çmimeve këtyre ditëve dhe në përputhje me kompetencat tona, kemi marrë vendim që të ndikojmë direkt në uljen e këtyre çmimeve për kategoritë që prek më shumë kjo gjendje, duke përcaktuar kështu çmimoren për transportin ndërurban me autobus për fëmijët, studentët, invalidët e luftës, invalidët e punës dhe pensionistët. Për kategoritë e lartpërmendura, me këtë vendim përgjysmohet çmimi i biletës aktuale. Kjo çmimore hyn në fuqi menjëherë dhe mbetët e tillë deri në normalizimin e çmimeve të derivateve të naftës”, ka shkruar Durimishi./21Media

 

Back to top button