Ulet numri i viktimave dhe rasteve të reja me Covid-19 në Shqipëri

 

Në 24 orët e fundit është shënuar një rënie e lehtë e numrit të viktimave dhe të të infektuarve në Shqipëri.

Dy persona kanë humbur jetën dhe janë regjistruar 108 raste të reja. Ndërkohë, janë shëruar 88 pacientë.

Aktualisht, në spitalet covid po trajtohen 178 pacientë.

Një ditë më parë u shënuan 3 viktima dhe 124 raste të reja./oranews

Back to top button