Ulje e rasteve me COVID-19, Spitali i Gjilanit rikthen në punë 4 reparte

 
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës(SHSKUK) ka njoftuar se ulja e vazhdueshme e numrit të rasteve të spitalizuara me COVID-19, në Spitalin e përgjithshëm të Gjilanit, ka bërë që menaxhmenti i këtij spitali të rikthej në punë disa reparte.
Normalitetit i janë kthyer Reparti i Kirurgjisë, Neurologjisë, Psikiatrisë dhe njëri pavion i Repartit të Internos.
Në njoftimin e SHSKUK-së bëhet e ditur se paraprakisht është bërë pastrimi dhe dezinfektimi i të gjitha hapësirave të këtyre reparteve, ndërsa, tashmë janë vendosur pacientët sipas patologjive përkatëse./21Media

Back to top button