Ulqini më i vizituar këtë vit

Arrihet përqindje më e lartë se vitin e kaluar

Në Mal të Zi për momentin po pushojnë rreth 24 mijë turistë, çka përbën 13% më shumë se vitin e kaluar në të njëjtën periudhë.

Sipas të dhënave të organizatave turistike të qyteteve, më së shumti vizitorë janë regjistruar në Budva me 8 mijë e 500 dhe Herceg Novi me 4 mijë e 400 pushues të ndjekur nga Ulqini me 3 mijë dhe qytetet e tjera bregdetare me një numër më të vogël.

Nga Organizata turistike nacionale thonë se këtë vit presin rritje të konsiderueshme të turistëve nga Gjermania, Britania e Madhe dhe Franca, por edhe nga Kina, Izraeli apo Japonia.

Back to top button