​Ulutash: NATO vazhdon të mbështesë plotësisht dialogun e ndërmjetësuar nga BE

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, në një video-adresim, ka folur për vizitat që ai ka pasur në selinë e NATO-s në Bruksel.

Ai gjatë kësaj vizite është takuar me zyrtarë të lartë civilë dhe ushtarakë të NATO-s, duke përfshirë sekretarin e përgjithshëm Jens Stoltenberg dhe ambasadorë nga të gjitha vendet që kontribuojnë me trupa në misionin KFOR-i. I pari i KFOR-it ka thënë se vizita e tij ka qenë mjaft produktive dhe se ai ka informuar bashkëbiseduesit e tij me mbi gjendjen e sigurisë në Kosovë dhe rajon, si dhe mbi prioritetet e KFOR-it në të ardhmen.

Gjeneralmajor Ozkan Ulutash tha se NATO vazhdon të mbështesë plotësisht dialogun e BE-së ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, teksa kërkoi nga palët të përmbahen nga retorika dhe veprimet destabilizuese, dhe në vend të kësaj të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun e lehtësuar nga BE-ja në mirëbesim.

Back to top button