Bajrami i reagon Elbert Krasniqit: Në emër të inflacionit i keni grabitë qytetarët dhe bizneset

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, i ka reaguar ministrit Elbert Krasniqi për grantin e performancës, teksa ka thënë se Ligjin për grantin e performancës e ka hartuar Qeveria aktuale, por procesin e ka nisur Qeveria Hoti.

Bajrami ka shkruar se shtëpitë janë subvencion për përfitëesit fundor dhe ka shtuar se për ndërtimin e këtyre shtëpive i është nënshkruar kontratë e negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë.

Ajo i ka thënë Krasniqit se “këto shtëpi nuk i keni mbjellë në ara që mandej të mbijnë si lule”.

Bajrami tutje ka thënë se Krasniqi ka negociuar me një kompani që e njeh ai dhe sipas saj ky është korrupsion.

“Dhe minister, a mendon që unë e Avdullah Hoti nuk e dimë çka është kontratë e çka subvencion? Shtepitë janë subvension për përfituesit fundor, por ju ministër këto shtepi nuk i keni mbjellë në ara që mandej të mbijnë si lule. Pra para se me i dorëzu si subvencion është dashtë t’i ndërtoni apo jo? Për t’i ndërtu këto shtepi ju keni dhënë kontratë të negociume pa publikim të njoftimit për kontratë. Ke negociu me një kompani që e njehë derisa në Kosovë ka mijëra të tilla që merrën me ndërtim të shtepive. Kësaj i thonë korrupcion dhe duhesh me dhanë përgjegjësi, dmth. keni përfitu në emër të ndihmës për grupet e margjinalizuara. Ndërsa përkrahja për komuna është formulë, asgjë s’ke bë veç se në emër të inflacionit i keni grabitë qytetarët dhe bizneset e një pjesë ka shku sipas fomukës në komuna. Kaq sa i përket reagimit tënd”, ka shkruar Bajrami.

Back to top button