Unai Simon: Ishte ndeshja më e vështirë e fazës kualifikuese
Portieri i Spanjës, Unai Simon e ka konsideruar ndeshjen ndaj Kosovës si ndeshjen më të vështirë të fazës kualifikuese.
Simon sonte bëri paraqitje të mirë duke mos lejuar të mposhtet nga futbollistët e Kosovës në fitoren e Spanjës me rezultat 0-2.
“Ne e dinim se çfarë do të gjenim dhe ajo doli. Ishte ndeshja më e vështirë në fazën kualifikuese. Është një ekip me shumë personalitet që ka merituar fat më të mirë në këtë fazë kualifikuese”, ka thënë Simon./Kallxo.com
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?