Osmani reagon pas vrasjes së dyfishtë në Pejë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shprehur ngushëllime për vrasjen e dyfishtë në qytetin e Pejës.
Osmani ka kërkuar nga organet e rendit që me seriozitetin më të lartë, sa më parë të ndriçojnë rastin e kësaj vrasje të dyfishtë
“Me trishtim e mora lajmin për ngjarjen e sontme tragjike në Pejë, në të cilën humbi jetën një kandidat i PDK-së për kryetar të Pejës dhe ish-kandidat për kryetar të Deçanit. Ngushëllime të sinqerta familjeve të të vrarëve dhe PDK–së! Të lënduarit, i dëshiroj shërim të shpejtë! Ftoj organet e rendit për zbardhje të rastit të kësaj vrasje të dyfishtë!”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të Presidentes Osmani.
Pas vrasjes së dyfishtë në Pejë ka reaguar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. /21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?