Unë do ta fik llambën
Poezi nga autori i njohur shqiptar, Ali Podrimja
Ali Podrimja (1942-2012) është poet dhe autor/publicist shumë i njohur. Poezia e tij ka bërë që poezia shqiptare në tërësi të respektohet në të gjithë trojet shqiptare, si dhe të përkthehet në shumë gjuhë të huaja. Vargu i Podrimjës karakterizohet nga thjeshtësia, rima e padukshme dhe simbolet e papritura.
Më datën 18 korrik 2012, Ali Podrimja ishte zhdukur pas një festivali të poezisë në Francë. Pas kërkimeve të pareshtura të autoriteteve franceze, më 21 korrik 2012, ishte gjetur trupi i pajetë i shkrimtarit. Ai ka vdekur në rrethana të panjohura./21Media
UNË DO TA FIK LLAMBËN
Shpirt shndërrohesh
Në llambë driteNë këtë kohë pa kohë
Kush është nga vjenNë pyll humba udhënLehin qentë e nuk prajnë
Nuk prajnë qentë e lehin
Unë do ta fik llambën
(Ulpianë, Tetor 2010)
Në llambë driteNë këtë kohë pa kohë
Kush është nga vjenNë pyll humba udhënLehin qentë e nuk prajnë
Nuk prajnë qentë e lehin
Unë do ta fik llambën
(Ulpianë, Tetor 2010)