UNICEF kërkon fillimin e mësimit: 2/3 e fëmijëve 10 vjeç nuk mund ta lexojnë dhe kuptojnë

Fondacioni i Emergjencave për Fëmijët i Kombeve të Bashkuara (UNICEF) ka reaguar për vonesën e nisjes së procesit mësimor, për shkak të grevës.
UNICEF ka alarmuar duke thënë se përpjekjet duhet të fokusohen në kompensimin e humbjeve të mësimit për shkak të pandemisë Covid-19.
“Jemi duke e përjetuar një krizë globale në mësimnxënie, me gati dy të tretat e fëmijëve të moshës 10 vjeçare që nuk janë në gjendje ta lexojnë dhe kuptojnë një tekst të thjeshtë dhe privimi i vazhdueshëm i të drejtës për arsimim mund të ketë pasoja serioze në arritjet arsimore, shëndetin mendor dhe mirëqenien e fëmijëve.”, thuhet në reagimin e UNICEF.
Ky fondacion ka bërë thirrje që të vihet në plan të parë interesi i fëmijëve. “të sigurohemi që mund t’i kthehen mësimit sa më parë që është e mundur.”, përfundon reagimi./21Media

Back to top button