Maroku kërkon ndryshim në modelin e fanellave algjeriane

Ministria e Kulturës e Marokut akuzoi kompaninë Adidas se ka përvetësuar kulturën marokene në fanellat e saj të reja për ekipin e futbollit të Algjerisë.
Adidas tha se dizajni ishte frymëzuar nga Pallati Mechouar në Algjeri.
Megjithatë, dizajni gjeometrik i kaltër, ngjyrë kafe dhe e i verdhë është një model i quajtur zellige, i cili është i zakonshëm në mozaikët maroken, tha avokati i ministrisë, përcjell rtv21.tv
Vendet fqinje kanë një histori të gjatë tensionesh, pasi vazhdojnë të kundërshtojnë Saharën Perëndimore.
Avokati Mourad Elajouti shkroi në Facebook se kishte lëshuar një paralajmërim ligjor për Adidas, në emër të Ministrisë së Kulturës së Marokut.
Në një letër drejtuar shefit ekzekutiv të kompanisë, Kasper Rorsted, Elajouti tha se dizajni i ri ishte përvetësim kulturor dhe “një përpjekje për të vjedhur një formë të trashëgimisë kulturore marokene dhe për ta përdorur atë jashtë kontekstit të saj”.
Ai kërkoi që marka gjermane e veshjeve sportive të heqë dizajnin brenda dy javësh.
Elajouti shtoi se kompleti i sezonit 2022-2023 të Algjerisë “kontribuon në humbjen dhe shtrembërimin e identitetit dhe historisë së këtyre elementeve kulturore”./21Media

Back to top button