UNICEF: Miliona fëmijë të zhvendosur nga pushtimi rus
Zëdhënësi i UNICEF-it, Joe English ka bërë të ditur se të paktën 1.5 milionë fëmijë janë refugjatë nga pushtimi rus në Ukrainë.
3.3 milionë të mitur të tjerë janë aktualisht të zhvendosur.”
”Secili prej tyre është një fëmijë, jeta e të cilit është copëtuar, bota e të cilit është kthyer përmbys”, tha English.
Të paktën 150 fëmijë janë vrarë dhe 160 janë plagosur që kur Rusia pushtoi Ukrainën në fund të shkurtit, sipas agjencisë së OKB-së./21Media