UNICEF sjell në Kosovë shiringa për vaksinën anti-COVID

 

Shefi i zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Murat Sahin përmes një postimi  Twitter, ka thënë se “sonte pritet të vijnë shiringat e para që do të përdoren për vaksinat ndaj COVID-19”.

Ai ka thënë se së shpejti do të jepen detajet për arritjen e vaksinave.

“Fluturimi i sotëm do të sjellë dërgesën e parë të shiringave që do të përdoren me vaksinat (kundër) COVID-19 në Prishtinë. Së shpejti, detaje për mbërritjen e vaksinave. Së bashku mundemi”, ka shkruar Sahin në Twitter.

Në Kosovë, janë regjistruar 67 mijë e 906 raste me COVID-19, ndërsa kanë vdekur 1 mijë e 587 persona. Ndërsa, raste aktive jaë 7 mijë e 145./21Media 

Back to top button