United shpenzon për Sanchon, City përfiton nga Dortmundi

 
Saga e Sanchos drejt fundit pasi që ylli do t’i bashkohet “Djajve të Kuq”.
Sulmuesi anësor i Borussia Dortmundit do të jetë fytyra më e re këtë verë te kampi i Ole Gunnar Solskjaer, ku marrëveshja do të finalizohet pasi që lojtari të përfundojë testet mjekësore.
Në këtë transferim te rivalët e qytetit, Manchester City do të përfitojë rreth 12 milionë euro nga shuma që e ka kërkuar Dortmundi, raporton “Goal”.
Bëhet e ditur se United dhe Dortmund kanë arritur marrëveshje, ku klubi anglez do të paguajë 85 milionë euro dëmshpërblim dhe Sancho pritet të përfundojë testet mjekësore, para se të bëhet zyrtare transferimi i tij.
Në të kaluarën, Manchester City kishte përfituar rreth 9 milionë euro nga Sancho kur ai u largua nga akademia drejt Gjermanisë në vitin 2017, e po ashtu në kontratën e atëhershme me Dortmundin, City e kishte përfshirë një opsion, ku shitja e Sanchos do të arkëtonte 15% të shumës së transferimit.

Back to top button