Son pritet të vazhdojë kontratën me Tottenham

 
Vazhdimi i kontratës me “Gjelat” nuk do të varet nga shitja e Harry Kane.
Tottenham pritet t’i ofrojë një kontratë të re të majme yllit Son Heung-Min, raporton gazetari i njohur Fabrizio Romano.
Marrëveshja nuk varet nga sulmuesi Harry Kane, nëse ai vendos që të largohet ose të qëndrojë.
“Gjelat” do të llogarisin në yllin korean për sezonin e ardhshëm, ku do të jetë nën urdhrat e trajnerit të ri Nuno Espirito Santo.
Tottenham konfirmoi dje seë Santo është trajneri i ri i tyre, ku ky i fundit tani do të mendojë për transferime të reja, për ta përforcuar klubin për sezonin 2021/22.
Ndërsa, Son iu bashkua Tottenhamit nga Bayer Leverkuseni për një shumë afro 30 milionë eurosh, dhe deri tani ka bërë 280 paraqitje në të gjitha garat, duke regjistruar 107 gola dhe 64 asistime.

Back to top button