United siguron Ligën e Kampionëve, mposht Chelsean

Ka përfunduar ndeshja tejet interesante mes Manchester United dhe Chelseat, ku “Djajtë e Kuq” e kanë siguruar Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Old Trafford”, Manchester United e ka mposhtur 4:1 skuadrën e Chelseat.

Golat për “Djajtë e Kuq” i shënuan Casemiro (minuta e 6’), Martial (minuta e 45+5’), Fernandes (minuta e 73’) dhe Rashford (minuta e 79’), kurse golin e nderit për Chelsean e shënoi Joao Felix në minutën e 89’.

Me pikët e reja, United zë pozitën e katërt në kuotën e 72 pikëve, krahas Chelseat që renditet në pozitën e 12 me 43 pikë të arkëtuara.

Rezultati final i ndeshjes, 4:1 në favor të United.

Back to top button