Hasani thotë se Edi Rama po lufton për shkatërrimin e Pavarësisë së Kosovës

Ish kryetari Gykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani kritikoi ashpër politikën e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama karshi Kosovës.

Ai në emisionin “Click” në RTV21 tha se politika e Ramës ka insistuar që të paraqesë Kosovën si shtet të dështuar.

“Politika e Edi Ramës ka bërë çmos në të gjitha segmentet prej sportit, kulturës e deri te politika gjoja mbledhje të përbashkëta e kështu me radhë që kanë qenë fiktive edhe ngelen fiktive me dëshmu idenë kryesore serbe të Vuçiqit se Kosova është shtet transitor, i përkohëshëm, që në të ardhmen nëse jo krejt me u heq prej faqes së dheut, siç e don Vuçiqi me pasë një transformim të dukshëm nga brenda  dhe forma e shtetit që është shpallë më 2008 mos me qenë ajo”, tha Hasani.

Në bazë të kësaj që deklaroi Hasani u pyet se: A po lufton Edi Rama për shkatërrimin e Pavarësisë së Kosovës?, ai e pohoi një gjë të tillë duke thënë: “Unë kështu e shoh”

Ish kryetari i Kushtetueses shtoi se edhe fushata e Ramës në Këshillin e Evropës për Gjykatën Speciale po ashtu e vërteton deklaratat e tij për kryeministrin shqiptar.

“Ai s’ka lidhje me këtë, ai po don me hjek një njollë prej shtetit shqiptar, jo prej Kosovës, ai s’ka lidhje me Hagën, asnjë lidhje s’ka me Hagën hiç hiç…Kosova të hjekme e ka njollën, krejt shtetarët e  këtij vendi i ka në Hagë, njerëzit kryesor të këtij vendi  ke në Hagë dhe në aktakuzë nuk i kanë raportin e trafikimit të organeve…veç qysh përfundon ai gjyq varet qysh lahemi na.”, tha Hasani në “Click” të RTV21. ./21Media

Back to top button