Universiteti i Prishtinës triumfon ndaj universitetit spanjoll “Mandaue”

Kosova e ka nisur sukseshëm Kampionatin Botëror të Hendbollit Universitar pasi UP “Hasan Prishtina” e ka mposhtur atë spanjoll “Mandaue” me rezultat 35-32.
Plotë një orë lojë shumë e luftuar u zhvillua në sallën “1 Tetori”, me “Dardanët” që kryesisht e ruanin avantazhin prej dy golave.
Më i miri te “Dardanët” ishte Drenit Tahirukaj i cili realizoi 10 gola.
Me këtë ndeshje mbyllet edhe dita e parë e këtij kampionati i cili do të përfundoj më 17 korrik.

Back to top button