Universiteti “Isa Boletini” përgatit ekspertë për trajtimin e ujërave shkarkuese

Sipas Musaj, Kosova ka probleme serioze sa i përket ambientit

Profesorë, studentë, njerëz të biznesit dhe të interesuar të tjerë, janë bërë pjesë e punëtorisë “Trajtimi i ujërave shkarkuese”, që ka filluar të hënën në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë.

Interesimi për këtë punëtori që është organizuar nga Universiteti “Isa Boletini”, Shoqata e ekspertëve holandez “PUM” dhe përfaqësues të kompanive private, ka qenë shumë i madh.

Rektori i Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, Alush Musaj, tha se Kosova ka nevojë të madhe për ekspertë të fushës së trajtimit të ujërave shkarkuese.

Sipas tij, Kosova ka probleme serioze sa i përket ambientit, prandaj bashkëpunimi ndërmjet Universitetit dhe industrisë është mënyra më e mirë për përmirësimin e gjendjes.

Në anën tjetër, dekani i Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore, Milaim Sadiku, bëri të ditur  se punëtoria do të zgjas 11 ditë.

Ndryshe,  në Universitetin “Isa Boletini”, ka kohë që është duke u punuar për hapjen e një programi të veçantë për trajtimin e ujërave shkarkuese./21Media

Back to top button