UP “Hasan Prishtina” kampion bote në hendbollin universitar

Ekipi i meshkujve nga Universiteti i Prishtinës ka shkruar historinë, duke u shpallur kampion të botës në hendbollin universitar.
UP mposhti Universitetin Kangëon të Koresë së Jugut, me rezultat 33:30, në finalen e Kupës së Botës, të zhvilluar gjatë javës së fundit në Prishtinë.
Drenit Tahirukaj është shquar me 9 gola. 6 i shënoi Atdhe Basholli, ndërsa 5 i kishte Jon Muqolli. Me pritje të shumta është dalluar edhe Arti Luzha.
Finalen nga afër e ndjekën edhe kryeministri Albin Kurti, presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, zëvendësministrja e MKRS-së, Daulina Osmani dhe personalitete tjera të larta nga FISU, si dhe organizatorët nga Federata e Sportit Universitar./21Media

Back to top button