UP-ja promovon 15 doktorë të shkencave
Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” sot ka mbajtur ceremoninë solemne të promovimit të 15 doktorëve të rinj të shkencave. Të promovuarit janë nga fakultetet: Filozofik, i Shkencave Matematike Natyrore, i Mjekësisë dhe i Edukimit.
Rektori i UP-së. Naser Sahiti, në hapje të kësaj ceremonie, tha që është kënaqësi dhe nder i veçantë të bëjë promovimin solemn të doktorëve të rinj të shkencave. Ai, duke iu referuar konkursit në proces për studentë të rinj të doktoratës në UP, shtoi që përderisa këta kandidatë po promovohen në këtë thirrje të lartë akademike, kandidatët e tjerë janë duke iu nënshtruar vlerësimit për ta filluar këtë rrugëtim në UP. Sahiti ka uruar doktorët e rinj për këtë sukses dhe shtoi që ata do të jenë vlerë e shtuar për vendin.
Ndërkaq, ishin dekanët e fakulteteve përkatëse ata të cilët treguan për biografinë e kandidatëve, ndërsa promotorët folën për punimet me të cilat kandidatët u avancuan.
Kandidatët e shpallur doktorë shkence janë pesë nga Fakulteti Filozofik, tre nga Fakulteti i Shkencave Matematike Natyrore, dy nga Fakulteti i Mjuekësisë dhe pesë nga fakulteti i Mjeksisë.
Në anën tjetër Universiteti i Prishtinës, sivjet ka hapur konkurs për pranimin e studentëve në vetëm dy fakultete, atë të Mjekësisë dhe të Juridikut./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?