UP me konferencë shkencore për Ditën e Evropës

“Migrimet dhe Diaspora në Ballkanin Perëndimor”

Fakulteti Filozofik i Universitetit të Prishtinë, në kuadër të aktiviteteve për Ditën e Evropës po organizonë konferencën shkencore ndërkombëtare “Migrimet dhe Diaspora në Ballkanin Perëndimor”.

Dekani i Fakultetit Filozofik, Bujar Dugolli, në fjalën e tij tha çështjet e migrimit janë shqetësim edhe për BE-në edhe për botën. Sipas tij vet ideja e vitit 1950 kishte të bënte me bashkimin e njerëzve dhe resurseve jashtë ndikimit të kombeve, raporton rtv21.tv.

“Mendojmë se bashkimi i mendjes dhe i potencialit krijon benefite dhe të mirat për vet banorët që të mos e braktisin vendet por të krijojnë mirëqenie mes vete në vendin e tyre” tha ai.

Dugolli po ashtu tha se Kosova nuk e ka tretmanin e duhur nga BE-ja andaj mbetemi ende vendi që nuk ka liberalizim të vizave. “Mbetemi me shpresë që 5 vendet e BE-së që se kanë njohur Kosovën ta njohin”, shtoi dekani Bujar Dugolli.

Ndërsa, ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, duke ju drejtuar pjesëmarrësve në konferencë tha se kjo është forma më e mirë që t’i bashkohemi debateve me BE-në për të ardhmen e Evropës në këtë kohë të globalizimit. “Padyshim që shqiptarët kudo që jetojnë meritojnë të jenë evropianë dhe të përfshihen në globalizëm. Procesi i migrimeve duhet të ndalet…”, tha ministri Arsim Bajrami./21Media

Back to top button