UP: Procesi mësimor me prezencë fizike fillon më 15 tetor

 
Senati i Universitetit të Prishtinës, në mbledhjen e mbajtur sot, me rekomandim të Konferencës së Rektorëve të Universiteteve Publike, ka marrë vendim që si pasojë e pezullimit dyjavor të aktiviteteve mësimore, procesi mësimor – ligjëratat të fillojnë më 15 tetor, me prezencë fizike.
Në njoftimin e UP-së bëhet e ditur se, procesi mësimor, respektivisht ligjëratat, do të zhvillohen duke respektuar udhëzuesit përkatës, me kusht që numri i studentëve në një klasë të mundësojë në mënyrë rigoroze mbajtjen e distancës prej 1.5 metra në mes të personave.
Në rastet e caktuara dhe për të respektuar distancën prej 1.5 metra, ligjëratat do të organizohen në dy grupe të studentëve: Orët e mësimit në dy grupe – ora e parë 40 minuta grupi i parë i studentëve; ora e dytë 40 minuta grupi i dytë i studentëve. Në mes të dy orëve do të mundësohen 10 minuta për ndërrimin e studentëve. Në raste tjera dhe varësisht edhe vendimeve të qeverisë, do të mundësohen edhe orët hibride dhe online./21Media

Back to top button