Ura e Badovcit u lëshua për qarkullim pa testim, deklarohet Durmishi

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka dalë me një reagim pas raportimeve se ura e re mbi Liqenin e Badocit u lëshua në qarkullim pa u testuar, që u konfirmua edhe nga kompania përgjegjëse për testim.
Durmishi ka thënë se Ura e Badovcit është shumë stabile, derisa tutje ka thënë se testimi formal do të bëhet nesër.
“Ura e Badocit ështe projektuar e ndertuar me standardet më te larta të projektimit e ndertimit. Gjatë të gjitha fazave janë kryer inspektimet profesionale, përfshirë ketu atestet parakrake të materialeve, testimet të vazhdueshme të betonit e armaturës deri në finalizimin e saj. Prandaj me përgjegjësi të lartë profesionale deklaroj se Ura e Badocit është shumë stabile. Gjatë gjithë këtyre diteve aty kan kaluar shumë makineri me pesha të rënda pa asnjë problem për Urën, e këtë do ta dëshmojë edhe testimi formal që do të bëhet nesër”, ka shkruar Durmishi.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?