Ura me pjesën e poshtme nga qelqi regjistrohet në Guinness
Muajin prill të këtij viti në provincën Son La në Vietnam u hap për turistët ura më e gjatë në botë. E veçanta tjetër e kësaj ure veç gjatësisë është se pjesa e poshtme e saj është e tëra nga qelqi.
Kjo urë tani u regjistrua në librin e reordeve botërore Ginis, në kategorinë për urën më të gjatë në botë të këtij lloji.
Kompania e cila qëndron pas kësaj ure, e cila quhet ‘white dragon’, thotë se kjo urë e cila ka gjatësinë 631.85 metra, ia kalon me gjatësi urës nga qelqi në Guangong në Kinë, e cila është e gjatë 526 metra.
Ura në Kinë u regjistrua në Ginis në këtë kategori në vitin 2020, dhe deri më tani ka mbajtur rekordin për urën më të gjatë me pjesën e poshtme të saj të ndërtuar të tërën nga qelqi.
Ura me pjesën e poshtme nga qelqi në Vietnam qëndron në një lartësi prej 150 metrash në ishullin Moc Chau.
Dyshemeja e urës ka kapacitet të mbajë deri në 450 persona njëkohësisht.
Qelqi në këtë urë përbëhet nga tri shtresa, secila me trashësi nga 40 milimetra.
Ura me pjesën e poshtme nga qelqi në Vietnam është e treta me radhë që u ndërua në këtë vend./21Media