Operacioni që u realizua për herë të parë në Spitalin e Pejës
Në Spitalin e përgjithshëm në Pejë është kryer për herë të parë operimi i frakturë multifragmentare e pjesës laterale të klavikulës me zhvendosje të nyjës acromio-klavikulare.
Pacientin 19 vjeçar, të aksidentuar në komunikacion me sukses e kanë operuar mjeku specialist i Ortopedisë, Shkumbin Berisha me përkrahjen e mjekës specialiste të Anestezionit, Gjevë Krasniqi dhe instrumentares Kosovare Gashi, si dhe ekipit tjetër të spitalit.
Nga Spitali i Pejës kanë bërë të ditur se pacienti është lëshuar në shtëpi pas dy ditëve dhe është në gjendje të mirë shëndetësore./21Media


Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?