Uragani Agatha, 11 të vdekur, dhjetëra të zhdukur
Njëmbëdhjetë persona kanë vdekur dhe më shumë se 20 janë të zhdukur pasi uragani Agatha ka goditur shtetin Oaxaca në Meksikë, ka thënë guvernatori i shtetit.
Shiu i dendur i sjellur nga Agatha ka shkaktuar rrëshqitje dheu dhe përmbytje.
Agatha ka mbërritur në bregun e Meksikës pranë Puerto Ángel me erëra deri në 169 km/h (105 mph), por ka humbur forcën derisa ka lëvizur në brendësi.
Megjithatë, shirat e rrëmbyeshëm kanë bërë që lumenjtë të vërshonin.
Guvernatori i Oaxaca-s, Alejandro Murat ka deklaruar se të paktën pesë persona janë përfshirë nga lumenjtë.
Fshatrat në male janë ndër ata që janë goditur më keq. Kryebashkiaku i Santa Catarina de Xanaguía, i cili ndodhet në një lartësi prej gati 2,000 m (6,500 këmbë), ka deklaruar se “ka pasur shumë shkatërrime”.
Mediat vendase kanë postuar në rrjetet sociale foto të shkatërrimeve në fshatrat malore.

Qyteti i Santiago Xanicas ka lëshuar thirrje për ndihmë, duke thënë se banorët e tij kishin nevojë për ujë të pijshëm, ushqim dhe rroba, si dhe ndihmë mjekësore për një numër grash shtatzëna, shkruan BBC.
Zyrtarët e qytetit kanë thënë se ura kryesore është shkatërruar dhe Santiago Xanica mund të arrihej vetëm nga ajri. Ata kanë shtuar se gjashtë banorë janë vdekur dhe 10 janë zhdukur.
Shkencëtarët nga shërbimi i motit në SHBA kanë parashikuar një sezon shumë aktiv uraganesh për këtë vit me një numër mbi mesataren e stuhive dhe uraganeve./21Media