Kaloni te përmbajtja kryesore

Uran Ismaili prezanton Listën për Asamblenë e Prishtinës

Kandidati i për kryetar të Prishtinës nga radhët e PDK-së, Uran Ismaili ka prezantuar listën e kandidatëve për Asamblenë e Prishtinës.

Ai ka thënë se kjo list përfaqëson qytetarë aktiv në çdo lagje të Prishtinës.

“Sot e kam nderin ta prezantoj ekipin tim që do t’ju përfaqësojë në Asamblenë e Prishtinës.
Një listë me qytetarë aktiv nga çdo lagje e Prishtinës që i njohin problemet e qytetit dhe e kanë vullnetin të bashkëpunojnë për ta bërë Prishtinën një qytet që funksionon.Kliko në ww.kohaperprishtinen.com dhe na u bashko edhe ti. Prishtina ka nevojë për njerëz që nuk rrijnë anash! #KohaPerPrishtinen ”, ka shkruar ai.

Në këtë ekip, mbi 40% janë gra, ndërsa 70% e kandidatëve garojnë për herë të parë./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button