Urdhërarresti për Molliqajn, reagojnë nga PSD-ja

Partia Socialdemokrate ka reaguar pasi Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar urdhërarrest ndaj kreut të kësaj partie, Dardan Molliqajt,
Anëtarja e Kryesisë së PSD-së, Ntyra Kuçi ka thënë se për urdhërarrestin janë njoftuar nga mediat.
Sipas saj, Molliqaj deri më tash nuk ka pranuar asnjë ftesë të rregullt nga gjykata.
“Dëshiroj të njoftoj opinionin publik se z. Molliqaj deri më tash nuk ka pranuar asnjë ftesë të rregullt nga kjo gjykatë në përputhje me procedurën përkatëse në fuqi, e rrjedhimisht lëshimi i këtij urdhërarresti duket që është nxjerrë në shpërputhje me kushtet e parapara ligjore. Ftojmë gjykatën të publikojë dëshmi mbi dërgimin e rregullt të ftesave. Mungesa e një dëshmie të tillë, dëshmon qartë se të drejtat e z. Molliqaj i janë cenuar nga lëshimi i këtij urdhërarresti. Gjykata dhe organet e policisë e kanë adresën e saktë të banimit të z. Molliqaj, atë të zyrës së tij të punës dhe të gjitha kontaktet e tij, mirëpo qartazi ata nuk i kanë përdorur ato dhe kanë lëshuar pa asnjë arsye këtë urdhërarrest., ka thënë ajo.
Tutje, Kuçi ka thënë se Molliqaj do të vazhdojë agjendën e tij të përditshme të punës si çdo ditë tjetër./21Media

Back to top button