Osmani: Kosova e gatshme për të ndërmarrë të gjitha reformat për anëtarësim në BE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka cilësuar Kosovësn si vendin me proevropian në Evropë.
Osmani ka thënë se një Evropë e bashkuar është e paplotë pa Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor brenda saj.
“Ka ardhur koha që t’i ngrisim marrëdhëniet tona në një nivel më të lartë. Sot jemi përballë një situate të re në Evropë, ne kemi nevojë për angazhim të mëtejshëm për të arritur objektivin për Evropë të bashkuar. Pavarësisht përkushtimit tonë, mospërmbushja e premtimeve në raport me rajonin tonë e teston besueshmërinë në BE-në, duke lënë hapësirë për ndikim të jashtëm”, ka thënë ajo.
Osmani ka kërkuar angazhim aktiv nga BE-j për liberalizmin e vizve dyuke thënë se ky process është stërvonuar.
“Duhet të vendoset një rrugë e qartë në Bashkimin Evropian. Kosova është e gatshme t’i ndërmarr të gjitha reformat për t’u anëtarësuar në BE. Kosova është e përkushtuar edhe ndaj dialogut me Serbinë. Për Kosovën dialogu nuk është vetëm kërkesë nga ndërkombëtarët por proces jetik”, ka thënë ajo./21Media

Back to top button