Urimi i Presidentit Thaçi për Vitin e Ri 2019

Thaçi: Të guxojmë, siç kemi guxuar gjithmonë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar qytetarët për vitin e ri 2019. Duke i rekomanduar ata që për guxim dhe t’i bëjnë realitet ëndrrat ai bashkë me gruan dhe djalin e tij, ka uruar një vit të ri me plot lumturi.

“Të dashur qytetarë,
Sonte kur të gjithë jemi mbledhur me familje e miq, unë së bashku me Lumen dhe Endritin, ju urojmë të gjithë juve një vit të ri me shëndet dhe plot lumturi.
Duhet guxim që të shohim përpara, përtej dhimbjeve dhe frikës që mund të sjellë e tashmja.
Të guxojmë, siç kemi guxuar gjithmonë, që t’i bëjmë realitet të gjitha ëndrrat tona.
Gëzuar 2019-ta!”, ka shkruar Thaçi në Facebook ku ka publikuar një fotografi të vetën nga presidenca./21Media

Back to top button