”Uroj që kjo ditë të ringjallë lumturi e dashuri për njëri-tjetrin”

 

Sot kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka uruar besimtarët ortodoksë me rastin e Festës së Pashkëve.

”Uroj që Festa e Pashkëve ortodoks, kjo ditë e shenjtë, e cila në vetvete përmban ripërtëritjen e besimit tek ringjallja, të sjellë shëndet, mirësi e gëzim dhe të ringjallë në zemrat tuaja lumturi e dashuri për njëri-tjetrin. Po ashtu solidariteti, humanizmi, paqja, toleranca dhe besimi i ndërsjellë, si virtyte dhe vlera shoqërore, të jenë lajtmotiv mbizotërues mes nesh. Gëzuar për shumë mote Pashkët ortodokse”, është shkruar në urimin e kryekuvendarit Konjufca.

Kujtojmë që, festa e Pashkëve cilësohet, si një nga festat më të rëndësishme nga besimtarët ortodoksë, sepse Krishti rikthehet përsëri në jetë. Pashka është kremtimi i ringjalljes së Jezusit, e cila festohet tri ditë pas vdekjes së tij në kryq./21Media

Back to top button