USAID dhe Gjilani bashkëpunojnë

Drejtori i misionit të USAID-it Xhejms Houp do të vizitojë Gjilanin

Gjatë qëndrimit në Gjilan, Xhejms Houp dhe dhe Kryetari i Komunës Lutfi Haziri do të nënshkruajnë një Memorandum Mirëkuptimi për nismën e re të USAID-it e cila ka për qëllim të ngrisë shkallën e transparencës dhe llogaridhënjes në prokurimin publik në Kosovë.

Iniciativa e USAID-it Komunat Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse është një aktivitet pesëvjeçar i cili do të përmirësojë transparencën e prokurimit komunal përmes një procesi të ri të e-prokurimit. Ky takim do të fillojë nga ora 11:30.

Ky aktivitet do të sigurojë mentorim dhe trajnim në pesë komuna me qëllim të instituimit të sistemeve të cilat do të avancojnë mënyrën e llogaridhënjes për fondet publike dhe shpenzimet.

Përveç kësaj, aktivitetit Komunat Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse do të sigurojë trajnim themelor nga i tërë cikli i prokurimit për të gjithë 38 zyrtarët komunal të prokurimit, si dhe stërvitje nga bashkëpunimi i duhur me partnerët komunal për të avancuar paanshmërinë, transparencën dhe mbikqyrjen e prokurimit.

Back to top button