Ushqimi më i mirë për shëndetin e zorrëve

Shumica e të rriturve hanë çdo ditë të paktën një vakt të vogël (snack), që përbën rreth 20 për qind të kalorive të përditshme.
Çelësi është të zgjedhim ushqime që përmirësojnë shëndetin tonë, jo që na lodhin e na ulin energjinë. Kombinimi ideal është proteina dhe fibra, pasi të dyja stimulojnë lirimin e hormonit GLP-1, versioni natyral i ilaçit të diabetit që njihet me emrin Ozempic.
-Nivele më të larta të triglicerideve
-Kontroll më të dobët të sheqerit në gjak
-Uri më të madhe më vonë
Ndërsa ushqimet më natyrale, si frutat, arrat apo farat, kanë efekt të kundërt. Kjo tregon se vetë zakoni i ngrënies mes vakteve nuk është problem. Thjesht duhet të zgjedhim ushqime cilësore.
Cili është “snacku” më i mirë?
Bishtajat si edamame janë zgjedhja më e mirë për proteinat dhe shëndetin e zorrëve. Janë të lira, të shijshme dhe një filxhan me bishtaja ka 18 gramë proteina dhe 8 gramë fibra, vetëm me 188 kalori.
Ky kombinim ndihmon të ndiheni të ngopur dhe të kontrolloni peshën. Studime të mëparshme kanë treguar që proteina e sojës mund të ndikojë pozitivisht tek mikrobet e zorrëve. Te gratë pas menopauzës, konsumimi i sojës lidhet me ndryshime të dobishme në bakteret e zorrëve.
Ushqime të tjera të shëndetshme për zorrët e që janë të pasura me proteina
Bajamet
Gjysmë filxhani bajame permban 15 gramë proteina dhe 8 gramë fibra, plus yndyra të shëndetshme dhe minerale. Kur tretet bajamja forcohet zorra e trashë.
Kosi i trashë
I pasur me proteina dhe probiotikë për sistem të shëndetshëm tretës.
Humusi
I bërë nga qiqrat, kombinon proteinën dhe fibrat.
Kefiri
Si kosi, por pije probiotike me proteina.
Pudingu me fara chia
Ka proteina, fibra dhe yndyra omega-3 që forcojnë shëndetin e zorrëve.