Ushtria azere shkatërron sistemet antiajrore armene

Ministria e Mbrojtës pro-armene e rajonit konfirmoi se ushtria azere kishte shkatërruar pajisjet ushtarake

Ushtria e Azerbajxhanit njoftoi sot se ka shkatërruar sistemet e mbrojtjes antiajrore armene, të vendosura në Nagorny-Karabakh, duke shkaktuar rritje të tensioneve në këtë rajon.

“Shkatërrimi i këtyre sistemeve u krye dje në sektorin Fisuli-Khovajend të linjës së frontit, për t’i dhënë fund kërcënimit që përbënin këto pajisje për aviacionin azer”, theksoi ministri azer i Mbrojtjes.

Ministria e Mbrojtës separatiste pro-armene e rajonit konfirmoi se ushtria azere kishte shkatërruar pajisjet ushtarake me një raketë. Ai nuk njoftoi për viktima brenda trupave ushtarake.

“Provokimi i forcave azere nuk do të mbetet pa përgjigje”, theksoi i njëjti burim.

Këto tensione ndodhin pas përplasjeve të përgjakshme në fund të muajit shkurt që shkaktuan vdekjen e disa ushtarëve azerë.

Kriza mes dy vendeve ish sovjetike, ka filluar para 25 vitesh.

Back to top button