Hillary Clinton themeloi grupin politik “Së bashku përpara”

Me qëllim që të “luftoi” politikën e Donald Trumpit
Ish-kandidatja e demokratëve për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Hillary Clinton, ka themeluar një grup për veprimtari politike kundër presidentit amerikan, Donald Trump, duke u rikthyer kështu në skenën politike.

“Po themelojmë grupin “Së bashku përpara”, për të nxitur njerëzit që të përfshihen, të organizohen, e madje edhe që të kandidojnë për ndonjë funksion”, shkroi Clinton në profilin e saj në Twitter.

Në faqen në internet të organizatës së re u theksua se qëllimi i grupit është forcimi i vlerave progresive, ndërsa vizitorëve të faqes ju përsëritet informata se Clinton, në garën presidenciale kundër Trumpit, në nëntor të vitit të kaluar, ka fituar 66 milionë vota.

“Muajve të kaluar kemi parë se çdo gjë është e mundur, kur njerëzit bashkohen dhe kundërshtojnë përpjekjet për frikësim, gjuhën e urrejtjes, gënjeshtrat dhe përpjekjet për të përçarë dhe kur angazhohen për një Amerikë më të drejtë dhe më gjithëpërfshirëse”, u theksua në komunikatën e grupit.

Clinton publikoi një seri të porosive në Twitter, me anë të së cilave përshëndeti punën e organizatave të ndryshme, të cilat luftojnë kundër diskriminimit apo të cilat mbështesin demokratët në zgjedhjet e mes-mandatit, të cilat pritet të zhvillohen vitin e ardhshëm./21Media

Back to top button